Rreh babain në sy të vajzës së mitur
Të ngjashme mund të lexoni:
Dhunon babain në sy të vajzës minorene. Një burrë nga Durrësi është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar nën akuzën e dhunës në familje. Burime policore bënë të ditur se shtetasi Bledar Islami 41 vjeç është një dhunues i përsëritur në familje. Disa kohë më parë e shoqja ka denoncuar dhunën e ushtruar nga bashkëshorti mbi të dhe ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Islami nuk ka kursyer as dhunën fizike ndaj babait 66-vjeçar. Motiv për keqtrajtimin fizik ka qenë kërkesa për para. 41-vjeçari njihet si përdorues alkoli dhe babai i tij nuk ia ka dhënë paratë e pretenduara. Dhuna është kryer në prezencë të vajzës së mitur 13 vjeçe të të arrestuarit. Ai do të përballet me hetimet e mëtejshme për “dhunë në familje” nga organi i akuzës.
Për “Lajm-Shqip”
V.Q