Mësuesja e një shkolle të Luizanës në SHBA ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook detyrën e një prej nxënësve të saj. Nxënësja e klasës së dytë tregon se cilën shpikje urren më tepër.
Kërkesa e detyrës ishte: Më trego për një shpikje që nuk të pëlqen. Pse?
Rrëfen nxënësja e klasës së dytë: ‘E urrej celularin e mamit, do uroja të mos kishte patur asnjëherë një të tillë”.
Vajza ka shkruar:
“Nëse duhet të them se çfarë shpikjeje nuk e pëlqej, mund të them telefonin. Nuk më pëlqen telefoni sepse prindërit e mi qëndrojnë çdo ditë aty. Telefoni është ndonjëherë një zakon tepër i keq. E urrej telefonin e mamasë sime, do uroja të mos kishte patur asnjëherë një të tillë. Kjo është shpikja që nuk më pëlqen”.
Mësuesja Jen Beason postoi detyrën në facebook duke i bashkangjitur hashtaget #listentoyourkids #dëgjonifëmijëttuaj

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
28.05.2018