Lirije Lami u helmua prej nuses së të birit një vit më parë.
Në 2017 u raportua se ajo kishte vdekur nga infarkti.
Pas një viti del në pah e vërteta e fshehur.
Policia e Tiranës zbuloi se 48 vjeçarja kish vdekur nga helmimi që i kishte bërë nusja e saj.
Marjana ka treguar se përveç helmimit, e ka sulmuar më pas vjehrrën duke e mbytur me duar.
Ajo dyshonte se shkakëtare e marrëdhënies së keqe me bashkëshortin ishte Lirija.
21 vjeçarja rrëfen si e helmoi vjehrrën, i dhashë lëng…
Rrëfimi i Marjanës tek hoxha:
“Kam dy vite e martuar, marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë, dhe kisha frikë se ndikonte vjehrra. Një ditë vjehrra erdhi të blinte fidanë, dhe vendosa ta ftoja në shtëpi gjasme për t’u pajtuar. Aty i hodha në limonadë fotoksinë, dhe vjehrra përpëlitej. Aty mendova se do më arrestonin në polici e se jeta ime do merrte fund.
E mbylla në dhomë dhe gjatë përleshjes i vura shall për ta mbytur. Më pas duke parë që nuk munda, i vura duart në fut”.
Bashkëshorti i viktimës ishte vënë në dijeni nga hoxha për të vërtetën e ngjarjes.
Agim Lami së bashku me kushëririn e tij, Arben Saliu, janë prangosur për shkak se kanë mbajtur të fshehtë të vërtetën.

Klajdi Thaçi
14.03.2018