Rrëfehet ‘monstra’ e Gjakovës, Ndecaj: ‘Ajo s’pranoi të ktheheshim bashkë, në Shqipëri’. Pjetër Ndrecaj, ka rrëfyer gjatë seancës së sotme, motivet që e shtynë të kryente krimin e dyfishtë. Ndrecaj tha, se ka dashur të pajtohej me ish-gruan….
‘Monstra’ e Gjakovës, Ndecaj: ‘Ajo s’pranoi të ktheheshim bashkë, në Shqipëri’
Gjithsesi, autori i vrasjes së dyfishtë në Gjakovë, ka rrëfyer sot motivet që e shtynë të kryente veprën kriminale. Sipas Prokurorit, Ndrecaj ka thënë se ka dashur të pajtohej me ish-gruan…Por pasi ajo se kishte pranuar, ai e kishte vrarë! Megjithatë, Ndrecaj u shpreh, se i vjen shumë keq për ngjarjen, ku gruaja e tij Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçare, mbetën të vrara.
Ndërsa deklarata e Ndrecajt, është bërë në seancën gjyqësore, e cila u zhvillua në repartin e psikiatrisë. Prokuroria ka kërkuar për Ndrecajn, masën e sigurisë ‘arrest me borg’. Masë kjo që u pranua dhe nga Gjykata. Gjithsesi, Ndrecaj do .qëndrojë në paraburgim për një muaj, me vendim të gjykatësit, Shaqir Zika.
Mbrojtësja e të dyshuarit, avokatja Fehmije Zhubi, ka deklaruar se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e ashpër. Pasi sipas saj, prokurori nuk e ka arsyetuar mirë dyshimin dhe se nuk janë plotësuar kushtet ligjore. Pasi i mbrojturi i saj, nuk ka pasur për qëllim t’i privojë nga jeta të ndjerat.
Në seancë, përveç trupit gjykues, të pandehuri Pjetër Nrecaj dhe avokates së tij, Fehmije Zhubi, merrte pjesë dhe psikiatri Dr.Zef Komani.
Në fjalën e tij para gjykatës, prokurori i shtetit Agron Matjani, i cili ka lexuar kërkesën e prokurorit Ali Uka, ngriti pretendimin se Pjetër Nrecaj, e ka kryer me dashje vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare.

Prokurori tha se, qëllimi i të pandehurit ishte që ta bindë të ndjerën, që të kthehet dhe të jetojë me të
Megjithatë, në pretendimet e tij, prokurori tha se, qëllimi i të pandehurit ishte që ta bindë të ndjerën, që të kthehet dhe të jetojë me të. Por kur ajo ka refuzuar i pandehuri e ka kryer aktin. Ja si u shpreh ai:
“Në ditën kritike, i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të së ndjerës Valbona, për ta bindur për të bashkëjetuar. Por duke qenë se e ndjera Valbona, nuk ka dashur të shkoi në shtëpinë e bashkëshortit të saj, i pandehuri me armën AK-47, shtënë disa herë në drejtim të gruas dhe vajzës duke i privuar nga jeta,”- thuhet në kërkesën e prokurorit.
Gjithashtu, prokurori sqaroi, se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes për tu dorëzuar më pas në polici. Krimi i dyfishtë në Gjakovë, tronditi gjithë opinionin publik në Kosovë. Mbrëmjen e 7 gushtit Pjetër Ndrecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Valbonën dhe të bijën e tij 9-vjeçare.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili