Rrathët e zinj poshtë syve? Tashmë mund t’i fshihni fare thjeshtë…
Profesionisti i grimit Napoleon Perdis rekomandon 4 hapa të thjeshtë.
Makthi i të fjeturit keq apo pak orë gjumë nuk është fakti si do të zgjohemi të nesërmen për në punë. Por se si do të fshehim rrathët e zinj poshtë syve.
4 hapa të thjeshtë për të fshehur rrathët e zinj.
Fillimisht vendosni një zbutës në zonën përreth syve. Kjo do i japë mundësinë pudrës që të qëndrojë më mirë. Krijoni një “V” dy-ngjyrëshe me pudër në pjesën e poshtme të syve. Aty ku krijohen rrathët e tyre. Ngjyra në pjesën e syve duhet të jetë e errët. Ndërsa ajo në pjesën e faqeve më e zbardhur. Përziejini bashkë. Për një efekt shkëlqyes më të madh, aplikoni një penel të bardhë në formë xheli në pjesën e poshtme të qerpikëve. Duke përfshirë këtu edhe pjesën e brendshme të syve. Përziejini më pas me ndihmën e një furçe. Aplikoni rimel në të dy pjesët e qerpikëve. Përdoreni atë për të mbuluar gjurmët e xhelit të bardhë.
11.12.2017