Vitin që lamë pas, Rovena Stefa nuk ia doli të ishte pjesë e finales në festivalin “Kënga Magjike”, menjëherë pas votimeve, Rovena postoi në Instagram këngët që ajo kishte votuar maksimalisht, ndërkohë pas finales tregoi se këngëtare si Elhaida Dani i kishin dhënë 0 pikë.
Rovena Stefa ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës dhe sigurisht u pyet edhe për Elhaidën nëse i mban inat akoma apo jo.
“Ndoshta do të takohemi përsëri kur të bëhet ndonjë festival këtu sepse ajo nuk vjen nëpër koncerte, kështu edhe unë nuk shkoj në mbrëmjet e saj të mëdha. Mund të vijë edhe të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”, – tregoi Rovena me ironi.
“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave… ua sa bukur, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më dha 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur. Prandaj këta kalonkan se këtë bëjnë!”, – ka rrëfyer këngëtarja e njohur.
