Urbanizohen një pjesë e mirë e fshatrave të bashkisë Roskovec. Tani fshatrat e bashkisë lidhen me urban. Kanë filluar punën linjat Roskovec – Arapaj dhe Roskovec – Vlosh.
Roskovec, fshatrat e bashkisë lidhen me urban…

Lajmi bëhet i ditur dje nga burime zyrtare të kësaj bashkie, por edhe nga postimi në llogarinë e kryebashkiakes Majlinda Bufi në rrjetin social Facebook. Kryebashkiakja Majlinda Bufi shton në CV-në e saj të punës edhe një tjetër premtim të mbajtur para votuesve të saj. Në këtë postim bashkia ndër të tjera pohon:

Me këtë lajm të mirë fillojmë javën. Një tjetër premtim i mbajtur. Transporti publik i cili lidh fshatrat me qendrën e Roskovecit, tashmë është bërë realitet. Kanë filluar punën dje linjat Roskovec – Arapaj dhe Roskovec – Vlosh. Shumë shpejt do të fillojnë punën dhe linjat e tjera për të pasur një mbulim transporti në të gjithë fshatrat.

Kryebashkiakja dikur deputete, tashmë në mandatin e parë të kryebashkiakes, synon rikandidimin. Vetë ajo as e pohon, as e mohon faktin. Burime pranë stafit thanë se ajo mund të jetë përsëri në listën konkuruese për një mandat të dytë.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj
Të ngjashme mund të lexoni: