I arrestuari pak ditë më parë “Bosi i Shijakut”, ka marr arrest me burg.
Operacioni “volvo-4”, arrestoi para dy tiëve Hekuran Hoxhën, i cili konsiderohet dhe ai që ka porositur laboratorin e drogës në Has.
Ndalimi i “Bosit të Shijakut” u bë më urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datën 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.
Sipas Prokurorisë ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”,
“Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Visar Quni
21.01.2019