Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar.
Të ngjashme mund të lexoni:
Rivitalizimi në të gjithë territorin
Ministrja e mbrojtjes ,Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimin ushtarako-detar në kepin e Palit, qarku i Durrësit, krahas atij të Shëngjinit .
Gjatë inspektimeve, ministrja e mbrojtjes nënvizoi objektivat e qeverisë për katër vitet e ardhshme përsa i përket Forcave të Armatosura dhe modernizimit të tyre .
Ajo i ka cilësuar këto vendbazime me rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura, por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre.
Në këtë vizitë të dytë brenda javës, ministrja e mbrojtjes shoqërohej nga Zv.ministri Petro Koçi .
Silvi Feimi