Pop yllit shqiptar, Rita Orës, i është ndaluar që të përdorë salcën e saj të preferuar që ajo e vë në ushqime, me frikën se ajo mund të ketë përmbajtje të rrezikshme për vokalin e saj.
Krijuesja e hitit ‘Shine Ya Light’ është urdhëruar nga mjeku i saj që të largohet nga salca e Tabascos për shkak që kjo salcë mund të dëmtojë zërin e saj.
‘Mjeku më ka thënë që të heq dorë nga Tabasco. I gjithë ekipi është urdhëruar që të mos më ofrojë salcën dhe të më mbajnë larg nga ajo’, ka theksuar Rita.
10.11.2012
Burimi: Kosova Times