LONDER- Rita Ora është shndërruar në personazh në një nga lojërat më të njohura kompjuterike “The Sims 3 Seasons”.
“The Sims” është një lojë kompjuterike, dixhitale e cilësuar si një ndër lojërat më të njohura në botë.
Të gjithë ata dashamirës të lojës, tani mund të kenë edhe këngëtaren kosovare si pjesë e personazheve të tyre në “TheSims”, për të cilët, siç është loja, duhen të kujdesen, t’i ushqejnë dhe të jetojnë me ta.
Rita është shfaqur shumë e magjepsur që është pjesë e kësaj loje atraktive, dhe po ndihet shumë krenare të jetë pjesë e tyre.
14.12.2012
Burimi: Balkanweb
Rita Ora personazh në lojëra kompjuterike