Koncerti i shumëpërfolur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora, në Prishtinë duket se do të mbahet në ditën kur Kosova feston pavarësisë e saj.
Në një intervistë për MTV News, 22-vjeçarja pati deklaruar se mund ta mbajë një koncert në vendlindje gjatë këtij viti, ndërsa sipas Klan Kosova, 17 shkurti do të jetë dita kur krijuesja e hitit “Hot Right Now” do të dalë në skenë përpara fansave kosovarë.
Siç dihet, Rita bëri një performancë të jashtëzakonshme në Tiranë më 28 nëntor, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
13.01.2013
Burimi: Gazeta Tema