Rita Ora dëshiron të krijojë linjën e saj të veshjeve dhe tashmë ka filluar të mendojë se çfarë do të përfshijë në të. Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova thotë se ajo dëshiron të ketë veshje dhe bizhuteri në linjën e saj të modës. “Më pëlqejnë shumë kapelet. I kam mbajtur ato në disa video. Përfundimisht do të kem edhe linjën time një ditë”, ka thënë Rita për revistën “More!”. Rita është një admiruese e madhe e modës dhe ka pranuar se asaj i duhen deri në dy orë për t’u bërë gati, pasi i zgjedh veshjet me përpikëri.
10.08.2012
Burimi: Gazeta Mapo