Rita Ora ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me Rob Kardashian nëpërmjet një fotografia, ku çifti paraqitet duke u puthur.
Dyshja kanë qenë të përfolur prej kohësh se ishin të përfshirë në një romancë, por vazhdimisht ata kishin deklaruar se ishin vetëm miq të mirë.
Megjithatë, Rob Kardashian, 25 vjeç , nuk ka zbuluar më shumë se sa fotografitë në Twitter dhe një dedikim, duke u shprehur se ajo i mungon. Në foto Rita dhe Rob paraqiten duke u puthur, ndërsa Ora i buzëqesh aparatit.
Lëvizja për ta bërë publike lidhjen e tyre vjen pasi ata janë parë sëbashku disa herë , përfshirë dhe takimet gjatë turit të Rita Orës në Shtetet e Bashkuara.
30.10.2012
Burimi: Gazeta Panorama