Sipas shifrave të marra në bibliotekën e qytetit, tre muajt e fundit është rritur në 5% numri i të rinjëve të cilët frekuentojnë atë.
Ky fillim viti i gjen të rinjtë më të përkushtuar ndaj librave.
Libri i shtyn të rinjtë të mbushin bibliotekën.
Rritja në përqindje krahasohet me statistikat e një viti më parë.
Veç interesit të të rinjëve në këtë bibliotekë mesatarisht zhvillohet një aktivitet në javë.
Pronovimi i krijimtarisë letrare zë vend të parë duke vijuar me të tjera aktivitete të artit dhe kulturës.
Biblioteka publike ka marrë tjetër formë dy vitet e fundit përsa i përket organizimit të punëve në këtë institucion ku grumbullohet dhe shpërndahet dija e kultura.
Për lajm-shqip
Vladimir Muçaj