Rinas: Ekstradohet nga Britania e Madhe ‘killeri’ shqiptar… Policia shqiptare ka marrë këtë të premte në dorëzim, në aeroportin e Rinasit, shqiptarin Shpëtim Bushaj. Bushaj ka ardhur i prangosur nga Anglia.
Rinas: Ekstradohet nga Britania e Madhe, ‘killeri’ shqiptar…
Prej kohësh 49 vjeçari Bushaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare. Pasi në vitin 2001 është dënuar me 20 vite burgim për vrasje me dashje, të një shtetasi me inicialet G.M.

Ndërsa ngjarja e rëndë, e cila përfundoi me vrasjen e shtetasit G.M., ka ndodhur në Patos në vitin 1998. Megjithatë, arrestimi dhe deportimi i shqiptari Shpëtim Bushaj, erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin, në Mbretëri e Bashkuar. Gjithsesi, pas marrje në dorëzim të Bushajt, autoritetet policore shqiptare, e kanë dërguar atë në burg, për kryerjen e dënimit.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
25.05.2018