Këngëtari legjendar italian, Adriano Çelentano ka pushtuar mbrëmjen e djeshme skenën ‘Arena’, në një koncert madhështor që e riktheu tek kënga live pas një shkëputjeje të gjatë prej 18 vjetësh. Koncerti i tij, ‘Rock Economy’, i planifikuar në dy net (dje dhe sot) dhe i konceptuar edhe në formën e një talk show, ku Çelentano ka përfituar të trajtojë çështje të mprehta shoqërore të cilat i ka përzemër gjithmonë, ka rezultuar një sukses i vërtetë.
Veç spektatorëve të panumërt që kishin mbushur sheshin, një pjesë e të cilëve, në kuadër të krizës ekonomike kanë përfituar bileta me çmim një euro, rreth 9 milionë shikues në Itali e kanë ndjekur përmes TV të madhin Çelentano, duke shënuar edhe një tjetër rekord për të.
74-vjeçari ka kënduar këngë të reja dhe të vjetar, si ‘Il ragazzo della via Gluck’, ‘Svalutation’ apo ‘Pregherò’, të cilat i ka ndërprerë shpesh me pauza për t’i lënë vend reflektimeve të tij nga tema sociale, fetare, politike, por entuziazmi i të pranishëmve ka qenë shumë i madh dhe njerëzit dukeshin të etur për të dëgjuar legjendën e muzikës.
Një moment i rëndësishëm ka qenë edhe dueti me mikun dhe kolegun e tij, Xhani Morandi me të cilin ka kënduar edhe këngën ‘Ti penso e cambia il mondo’, që ka elektrizuar të pranishmit. Koncerti zgjati më shumë se dy orë e gjysmë dhe mbajti të elektrizuar gjatë gjithë kohës rreth 12 mijë spektatorë në skenën ‘Arena’, ndërkohë që nata e sotme premton të tjera surpriza nga i madhi Çelentano.
9 tetor 2012
Burimi: Gazeta Shqip
Rikthimi i suksesshëm i Adriano Çelentanos,...
Rikthimi i suksesshëm i Adriano Çelentanos,…
Etiketime 24 ore lajme celentano gazeta shqip gazeta shqip on line gazetat jeta e vipave kengeatret vip kengetaret e famshem kengetaret e huaj kengetaret e medhenj kengetaret e medhenj amerikane lajm lajm i fundit lajm-shqip lajme lajme interesante lajme live lajme nga bota lajme nga kengetaret lajme nga kengetaret e huaj lajme nga showbiz lajme nga vipat lajme nga vipat e huaj lajme showbiz lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te fundit nga bota lajme te fundit nga vipat lajme te ndryshme lajme te ndryshme nga bota lajme te reja lajme te reja nga bota lajme te reja nga vipat lajme vip lajmeshqip lajmeshqiptare lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga amerika lajmet e fundit nga bota lajmet e fundit nga showbiz lajmet me te fundit nga bota lajmet me te fundit nga vipat lajmet me te reja nga bota lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmevip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip muzike shqip te reja nga kengetaret e famshem te reja nga kengetaret e huaja www