Me këtë moto bashkisë Fier i është “qepur”pastrimit të kanaleve dhe përrenjëve ku askush nuk ka vënë dorë për 27vjet.
Mjete të shumta të ndërmarjes së pastrimit dhe kullimit të ujrave në teritorë kanë nisur sot aksionin në Qafën e Koshivicës.
Ky segment prej 5.2 km nuk është pastruar kurrë nga prurjet e ndryshmë për mbi 27 vjet.
Pastrimi i këtij përroj kilometrik do të shpëtojë një here e mirë rreth 800 ha tokë në të dy anët e përroit.
Këto sipërfaqe do të kullohen nga ujrat e tepërta duke u bërë më pjellore.
Gjithashtu pastrimi dhe hapja e shtratit të përroit nuk do rrezikojë me përbytje tokat përgjatë shtratit te tij.
Kryetari i bashkisë Armando Subashi ka parë dy herë sot ecurinë e punimevr në shtrat të përroit.
Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj