Rikthehet tradita e organizimit të paradës së karnavaleve në Gjirokastër. Tani ato zhvillohen në mënyrë të përvitshme.
Për këtë vit zinxhirin e festës dhe paradës së karnavaleve e nisën nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Sipas traditës karnavalet janë festime të përvitshme të cilat mbahen 26 ditë para festës së Pashkëve.
Nxënësit e shkollës “Koti Hoxhi” i kanë përcjellë karnavalet me emocion dhe përkushtim për të sjellë risi dhe ngjyra.
Rikthehet tradita e organizimit të paradës së karnavaleve në Gjirokastër
Përmes maskave dhe ritmeve të muzikës ata kanë realizuar skena dhe personazhet e preferuara për ta.
Besohet se festimet e karnavaleve kanë rrënjë në festat pagane të Saturnalisë, por më pas festa u adoptua prej besimtarëve të krishterë.
Për të krishterët ato simbolizojnë faljen e mëkateve, pendimin dhe përgatitjen për vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit.
Festimet më të famshmë të karnavaleve organizohen në Brazil ku në spektaklin disa ditor përfshihen miliona njerëz të të gjitha moshave.
Në qytetin e Gjirokastrës karnavalet janë organizuar për herë të parë në vitin 1925.
Engjëll Serjani
16.02.2018