Rikthehen reshjet në vend, nga sot pasdite merrni çadrat me vete…
Rikthehen reshjet në vend
Instituti i Gjeoshkencave njofton se, sot pasdite priten reshje të dobëta në Qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.
Ndërkohë, ditën e nesërme, në pjesën e dytë të ditës reshjet priten të përfshijnë gjithë vendin.
Duke u bërë mesatare, deri lokalisht intensive, në Qarkun e Shkodrës dhe Kukësit.
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore.
Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 10 °C / 18 °C
Vendet e ulëta: 8 °C / 16 °C
Vendet malore: 5 °C / 13 °C.
Sot pasdite dhe nesër, era do të fryjë e lehtë, por në bregdet deri mesatare.
12.12.2017