Mbrëmjen e kaluar Rihanna u shfaq në koncertin e Jay-Z në Los Angeles. Superylli botëror dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan lëkure të shkurtër dhe të ngushtë, në ngjyrë të zezë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Fustan të cilin ajo kishte zgjedhur ta kombinonte me një xhaketë të gjatë lëkure. Ajo që ra në sy të paparacëve nuk ishte vetëm pamja si gjithmonë e kuruar e saj. Por fakti që unaza që përpara disa ditësh u bë arsyeja pse u shpërndanë thashetheme mbi një fejesë të mundshme të saj me miliarderin Hassan Jameel, nuk ishte më. Kujtojmë se marrëdhënia e Rihannës me Hassan ka filluar para 1 viti. Shfaqjet e tyre në publik kanë qenë të rralla.
Përpara dy javësh Rihanna u shfaq në New York me një unazë me diamant.
Kjo shfaqje e Rihannës u bë arsyeja pse të gjithë menduan se beqaria për të mori fund. Në fakt përveç faktit që unaza mungonte, ditën e djeshme dukej sikur Rihanna po mundohej ta fshinte ekzistencën e saj. A është kjo dalje një mënyrë e zgjedhur nga ajo për t’i dhënë fund thashethemeve?
22.12.2017