Këngëtari i mirënjohur botëror Ricky Martin është martuar në fshehtësi me të fejuarin e tij, Jwuan Yosef. Deklaratën e dha vetë këngëtari për ‘E’. “Jam bashkëshort tani”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka thënë, “Kemi shkëmbyer betimet dhe kemi firmosur një kontratë paramartesore”. Dasma me sa duket do të bëhet pas disa muajsh. Të paktën kështu është shprehur Ricky për ‘E’. Ai thotë që, “do të bëhet një festë e paparë”.
Yosef që tashmë është bashkëshorti Ricky Martin është me origjinë nga Siria.
Ai ka jetuar për shumë vite në Suedi. Lidhja e tyre ka filluar në 2016 dhe u fejuan pas disa muajsh. Çifti ka birësuar edhe dy binjakë Matteo dhe Valentino dhe po kujdesen për ta.
11.01.2018