Rezarta Shkurta sulmon Tahirin: Për fajin tënd vajza ime po rritet pa baba
Rezarta Shkurta
Ditën e sotme, Rezarta Shkurta feston sot ditëlindjen e saj, raporton Albeu.com.
Ashtu si prej shumë vitesh, ajo e feston këtë ditë të veçantë krah vajzës së saj.
Pasi bashkëshorti, Ermal Hoxha gjendet i bugosur.
Ai u kap në kuadër të operacionit “Xibraka” dhe u dënua me 10 vite burgim.
Por me gjykimin e shkurtuar ai do të kryeje vetëm 6 vite.
Në këtë ditë të rëndësishme për këngëtaren e njohur, ajo ka zgjedhur t’a shprehë dhimbjen e situatës së saj nëpërmjet 3 mesazheve të sajuara, por që “godisnin” shumë mbi figurat e njohura politike, si Berisha, Rama dhe Saimir Tahiri.
Ndër tre mesazhet, ajo ka zgjedhur të thumbojë më shumë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e fajësuar atë mbi burgosjen e bashkëshortit të saj.
Në rrjeshtat e mesazhit ajo shkruan se për faj të ish-ministrit, vajza e saj është rritur pa baba.
Sajmir Tahiri:
“Rezart gëzuar ditëlindjen e dashur! Këto ditë të kam menduar gjatë.
Sa herë shihja djalin tim që rrezikonte të rrinte pa babain, mendova vajzën tënde që u rrit pa babain sepse mua kështu ma donte qejfi.
Po më zënë haqet e tua Rez, prandaj për ditëlindjen tënde do të lutesha të më falësh”.
19.11.2017