Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Revolucioni muskulor i grave
Revolucioni muskulor i grave

Revolucioni muskulor i grave

9 vite më parë Komento

Gjatë krizës së madhe, shumë më tepër burra humbën vendin e punës se sa gra. Gratë janë më të arsimuara dhe fitojnë më shumë. Duket se bota po përmbyset

Kriza nuk është kohë e mirë për të qenë mashkull

revolucioni muskulor i grave lajm-shqipDisa e quajnë “apokalipsi gjinor”, të tjerë thonë se ky është “fundi i burrave”. Kjo është situata e krijuar gjatë viteve të fundit në botën perëndimore, vite këto të karakterizuara nga kriza e thellë ekonomike, por që në fakt, rrënjët i ka prapa në kohë.

Gratë sot po kontribuojnë më shumë se kurrë te të ardhurat familjare. Ato dominojnë arsimin e lartë në të gjithë planetin. Në Korenë e Jugut, në mënyrë absolute, më shumë gra konkurrojnë me sukses për të marrë vende pune në diplomaci, aq sa Ministria e Jashtme e këtij vendi u detyrua të vendosë një kuotë minimale për meshkujt.

Në Brazil, pothuajse një e treta e grave fitojnë më shumë para se bashkëshortët, një fenomen që i ka shtyrë burrat të krijojnë grupe kishtare mbështetëse, që e quajnë veten “burra në lot”.

Një libër i ri i botuar në Amerikë përmbledh të dhënat mbi këtë apokalips që po ndodh në botën e kohës sonë. Megjithëse autorja Hanna Rosin thotë se meshkujt nuk janë drejt zhdukjes, ajo vëren se gratë janë shumë më të suksesshme. Në vende të ndryshme në Amerikës, si Auburn-Opelika në Alabama, gratë fitojnë mesatarisht 40 për qind më shumë se sa burrat dhe këta të fundit, në masë të gjerë, janë të papunë.

Kriza financiare ka qenë veçanërisht e pamëshirshme me meshkujt: tri të katërtat e 7.5 milionë vendeve të punës që Amerika humbi gjatë recesionit i përkisnin burrave dhe qenë në industritë tradicionalisht mashkullore, të tilla si ndërtimi, manifaktura apo financat. Largimi i manifakturës nga Amerika dhe evolucioni i teknologjisë në vendin e punës i ka lënë shumë burra jo vetëm të papunë, por edhe të papërshtatshëm për vendet e disponueshme të punës.

Në SHBA, sakaq kanë filluar të qarkullojnë anekdota. “Gruaja ime nuk ka nevojë të ngjitet lart për të ma kaluar, sepse jam unë që po zhytem poshtë”, thotë një mashkull. Një tjetër, i cili është mërzitur për shkak se e dashura e tij fiton më shumë, thotë se “të gjitha gjërat që janë aktualisht në lulëzim në botë, janë njëkohësisht gjëra ku vajzat janë më të afta se sa unë”.

Ekonomia e re e bazuar te shërbimet shpërblen para së gjithash aftësitë komunikative dhe përshtatjen, cilësi këto ku gratë kanë avantazh të shumëfishtë. Deri më sot, vetëm 3 për qind e burrave kanë marrë përsipër të rrisin fëmijët, ndërsa gratë e tyre fitojnë të ardhurat për të mbajtur familjen. Ndërkohë, shumë meshkuj, veçanërisht ata të rinjtë, janë tërhequr te bota e videolojërave, një fenomen që njihet si adoleshenca e gjatë.

Por gjithçka që i ndodh meshkujve, ka pasoja të mëdha për gratë dhe anasjelltas. Shumë gra të varfra dhe të paarsimuara, nuk po martohen, duke argumentuar se burrat janë thjesht një gojë më shumë për t’u ushqyer. Gratë më të pasura dhe më të arsimuara, në anën tjetër, janë duke përjetuar marrëdhënie më të plota e të përmbushura në të cilat ndajnë përgjegjësitë me partnerët e tyre. Një nga pasojat e ngritjes së grave është që burrat tashmë kanë të ardhura më të bollshme në dispozicion për veten, kanë shëndet më të mirë dhe martesa më të lumtura.

Por megjithëse gjërat po ecin më mirë për gratë, bota është ende larg kalimit në shoqërinë patriarkale dhe të dhënat tregojnë se postet drejtuese vijojnë të kontrollohen nga meshkujt. Vetëm 3 për qind e bosëve të 500 kompanive më të mëdha të Amerikës janë gra. Vetëm 20 nga 180 krerët e shteteve të botës janë gjithashtu gra.

Por kundërargumenti është se burrat kanë qenë në krye për rreth 40 mijë vjet dhe gratë kanë vetëm rreth 40 vjet që po kthehen. Kështu që do të duhet ende kohë para se ato të ngrihen në krye. Ndërkohë, tendenca që gratë fitojnë më shumë se burrat, duket se nuk është një fenomen i kufizuar vetëm në botën e zhvilluar. Në Kinë, rezulton gjithashtu se gratë kanë nën pronësi gati gjysmën e bizneseve private dhe se në shumë vende, tendenca është që prindërit kanë dëshirë të kenë vajza. Por fakti mbetet që në shumë vende të tjera, përfshirë edhe Kinën, foshnjat abortohen para lindjes kur janë vajza.

Megjithatë, pavarësisht problemeve, ndryshimi është i dukshëm. Disa thonë se në fund të fundit, gratë vijojnë të jenë të prirura nga lindja e fëmijëve dhe se nuk mund t’i kenë njëkohësisht edhe karrierën e suksesshme edhe familjen, pa hequr dorë së paku pjesërisht nga njëra. Një vend pune komandues dhe rritja e fëmijëve janë të mundshme për gratë, vetëm në rast se këto të fundit janë të pasura mjaftueshëm, kanë një punë me orare fleksibël apo janë të vetëpunësuara. Por edhe në këtë drejtim, gjërat po ndryshojnë. Gjenerata e sotme e amerikanëve p.sh., ka tendencën të gjejë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës në krahasim me gjeneratat e mëparshme, ku orët fleksibël të punës janë të mundshme si pasojë e ekzistencës së internetit dhe punës në distancë.

Ky nuk ka qenë recesioni i parë që solli një krizë për maskulinitetin në SHBA. Pas recesionit të fillimit të viteve ‘90, u argumentua se burrat qenë të nënpunësuar dhe të dështuar. Por tani situata është edhe më dramatike se atëherë. Nëse atëherë punët mashkullore si manifaktura apo ndërtimi paguheshin keq, tashmë këto lloj punësh janë drejt zhdukjes. Ndërkohë, gratë po ecin përpara në industritë tradicionalisht mashkullore si financat, ndërsa burrat po pranojnë punësimet tradicionalisht femërore si shërbimet publike në arsim.

11.09.2012

Burimi: Gazeta Shqip

amerike familja femina femra femra moderne femra shqiptare femra.al femrat grate gruaja jeta jeta ne cift karriera kuriozitete kuriozitete nga bota kuriozitete shqip kuriozitete shqiptare lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip lifestyle martesa njoftim njoftime puna qumeshti shba shendeti sociale stresi stresi ne pune tema sociale us usa www. www.njoftime.eu wwwfemra moderne 9 vite më parë
admin
Etiketime amerike familja femina femra femra moderne femra shqiptare femra.al femrat grate gruaja jeta jeta ne cift karriera kuriozitete kuriozitete nga bota kuriozitete shqip kuriozitete shqiptare lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip lifestyle martesa njoftim njoftime puna qumeshti shba shendeti sociale stresi stresi ne pune tema sociale us usa www. www.njoftime.eu wwwfemra moderne
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Përralla e Olga Kurylenko, nga uria në majat e suksesit

Pasardhëse

Zgjohet pas 7 viteve në koma pasi i japin një pilulë gjumi

Të Ngjashme

Serbët u dedikojnë një serial shqiptarëve, besa tradita më e veçantë e tyre …

Serbët u dedikojnë një serial shqiptarëve, besa tradita më e veçantë e tyre …

admin 4 vite më parë
Dikur e papërmbajtshme për fotot seksi, sot mbulohet me ferexhe, ja si duket këngëtarja

Dikur e papërmbajtshme për fotot seksi, sot mbulohet me ferexhe, ja si duket këngëtarja

admin 3 vite më parë
Sherr me thika në mes të palestrës, arsyeja një burrë

Sherr me thika në mes të palestrës, arsyeja një burrë

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com