Revoltohet Sinan Idrizi, dokumenti për pagesat ndaj ish trajnerit…Flamurtari Footboll Club informon opinionin publik dhe sportiv: “që nuk ka çështje pagese të prapambetur për ish-trajnerin Stanislav Levy.” Gjë e cila vërtetohet dhe në njoftimin zyrtar nga FIFA. Pas disa zërave se ekipi i Flamurtarit ka ende pa shlyer ish Trajnerin Levy.
Revoltohet Sinan Idrizi, dokumenti për pagesat ndaj ish trajnerit
Zyra për shtyp pranë Flamurtari FC ka reaguar duke hedhur poshtë cdo pretendim. Të publikuar së fundmi në median e shkruar e vizive. Ku thuhet se ky klub ka borxhe ( page) 100 mln lekë ndaj ish trajnerit Levy. Në njoftimin e ekipit të Flamurtarit publikohet edhe dokumenti zyrtar i FIFA-s. Dokumenti tregon shlyerjen e detyrimeve për ish drejtuesin e pankinës kuqezi.
Për lajm-shqip:
Jerola Ziaj
21.10.2018