Revoltohet bukuroshja Rashel Kolaneci: Jeni syplasur apo trupeshk. Kanë kaluar 5 muaj që nuk e shihni më në “Xing me Ermalin”, Rashel Kolanecin, një nga vajzat më të komentuara të show-bizzit shqiptar. Bukuroshja që u bë edhe më e dashur për publikun, por edhe më e komentuar në rrjet për linjat e saj provokuese, do të jetë këtë herë si e ftuara e Ermalit.
Por mesa duket ky rikthim i saj, ka bërë bujë, po aq sa edhe veshja e saj! Rashel Kolaneci, velina simpatike është vendosur në fokus të portaleve dhe mediave, pikërisht për shkak të dizajnit të veçantë që ka veshja e saj.
Njëherë ajo duket si copë transparente që zbulon hiret e saj trupore, e në raste të tjera ajo duket tërësisht e mbuluar.
Këtë dyshim, që me sa duket e ka revoltuar jo pak bukuroshen, e ka sqaruar vet ajo përmes një postimi të fundit në Instagram.
“Jo çdo gjë është ashtu siç duket! Veshja ime body nuk është aspak transparente. Body përbëhet nga dy copa. Pjesa e sipërme e saj është tyl transparent. Ndërsa, copa poshtë saj është ngjyrë nude dhe për të gjithë kuriozët është material aq i fortë dhe i trashë si zhakat e dikurshme që mbanin gjyshet tona nëpër shtëpi.
Gazetarët e portaleve jo gjithmonë janë syplasur, por kanë hallin e klikimeve. Nuk e përjashtoj mundësinë që disa mund të jenë edhe trupeshk. Nuk ka asgjë transparente në veshjen time”, shkruan Rashel.