Restoranti i vjetër i Kew-it, “Caffe Mamma”, rrezikon të mbyllet dhe shkak është bërë një shqiptar.
Mediat britanike shkruajnë se restoranti i hapur prej 36 vitesh në Richmond mund të humbasë licencën.
Kjo sepse dyshohet se ka punësuar një punonjës të paligjshëm.
Sipas mediave, më 9 shtator aty u gjet një shtetas shqiptar gjatë kontrollit nga zyrtarë të emigracionit. Ata thanë se ai punonte në Britaninë e Madhe pa vizë të vlefshme. Si pasojë, punonjësi është arrestuar dhe do t’i nënshtrohet deportimit.
Ndërkohë pronarit të restorantit i është dërguar një gjobë maksimale prej 20 mijë paundësh nga Ndëshkimi Civil për punësimin e një punonjësi të paligjshëm.
Për të mbrojtur pronarin Jose Mendes dhe stafin e tij, një banor i zonës i shkroi Këshillit:
“Ata janë një grup i vendosur, i qëndrueshëm dhe i këndshëm”.
Gjithashtu ai e përshkruan restorantin si një “institucion shoqëror”.
Burimi: Shqiperia Ime
14.11.2017