Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LAJMI I FUNDIT»Reportazh/ Athina, qyteti i lashtë i grafitit
Reportazh/ Athina, qyteti i lashtë i grafitit

Reportazh/ Athina, qyteti i lashtë i grafitit

3 vite më parë Komento

Athina, qyteti i lashtë grek emri i të cilit buron nga perëndesha e urtësisë Athena, ka një histori të pasur dhe është e mbushur me kaq shumë gjurmë, sa është e pamundur që të mos magjepsesh e të mos hulumtosh për të kuptuar më shumë.

Në hyrje të qytetit nuk të sheh syri asgjë të veçantë, përveç pallateve e ndërtesave të rëndomta të ditëve të sotme, si gjithkund. Ky zhgënjim i fillimit të bën ta duash edhe më shumë atë qytet në momentin që futesh në brendësi të tij, pasi aty zbulon gjithë thesaret që vijnë nga lashtësia, por edhe ato të ditëve të sotme.

Dy gjëra të bien menjëherë në sy teksa depërton në çdo rrugicë dhe rrugë të qytetit, ato janë: Pallatet, qepenët e dyqaneve të mbuluar pa përjashtim me shkrime dhe piktura, pra me grafiti, si dhe ndërtesat e lashta, gjurmë të vendbanimeve të hershme, të artit dhe kulturës së qëmotit.

Revolucion dje, revolucion sot!

Grekët e lashtë lanë gjurmë në histori dhe sollën zhvillim të qytetërimit përmes artit, kulturës, risive në mënyrën e organizimit të shoqërisë dhe qeverisjes.

Ndërsa sot, rinia duket po kaq aktive, e motivuar dhe e bashkuar për t’iu kundërvënë politikës sa herë bëhen padrejtësi dhe për të mbrojtur të drejtat e çdo qytetari në emër të demokracisë e cila e ka burimin pikërisht nga ky vend.

Ndërtesat e mbushura me grafiti më sillnin imazhin e një qyteti mjaft rock, paksa të errët,  revolucionar, plot energji.

Qytet në lëvizje!

Mjaft qetë në rrugica dhe në lagje, por shumë lëvizje në zonat ku gëlonte jeta e qytetit, në qendër, pranë tregjeve, restoranteve, vendeve të posaçme ku më së shumti shihje turistë e të rinj.

Ndryshe nga disa prej vendeve “të moshuara” të Europës Perëndimore ku njerëzit punojnë ditën dhe në 8 mbyllen dyqanet e restorantet dhe thuajse mbaron çdo aktivitet, në Athinë jeta vazhdon deri pas mesnate.

Çmimet!

Lirë. Shumë, shumë lirë. Kriza ekonomike mund të ketë bërë të vetën, por krahasuar me Shqipërinë rrogat sigurisht janë më të larta ndërsa çmimet në shumë raste janë më të ulëta.

Me pak para mund të bëni pazar mjaft mirë. Athina mund të rekomandohet fort për të bërë shopping. Raporti cilësi/çmim është mjaft i favorshëm për ju si klient.

Mund të kaloni përmes pikave më të rëndësishme të qytetit vetëm me 5 euro!

Si mund ta bëni këtë?

Me anë të një treni të vogël të kuq, i quajtur “Athens Happy Train”, i cili ndodhet përballë parlamentit. Mund të udhëtoni në pikat më të rëndësishme të qytetit për rreth 45 minuta.

Sa për t’u njohur fillimisht me qytetin nuk është keq.

“Athens Happy Train”
“Athens Happy Train”

Nuk ju duhet më shumë se një javë për të vizituar pikat më interesante të Athinës të cilat gjenden mjaft pranë njëra-tjetrës. Gjithashtu është mjaft e lehtë të orientohesh për shkak se planifikimi urban në këtë qytet është i përsosur, nuk ka asnjë gjasë që të ngatërroheni.

Në Athinë mund të shkosh në mal, det, kodër për vetëm disa minuta.

Pranë qendrës së qytetit ndodhet dhe një kodër e cila qëndron mbi çdo ndërtesë, e quajtur Lycabettus.

Lycabettus është pika më e lartë në qendër të Athinës, plot 277 metra. Po të ngjiteni në majë të saj do të mund të drekoni ose darkoni në restorantin që ndodhet aty, gjithashtu do të keni mundësinë të vizitoni edhe kishën “Agios Georgios”. Mund të shkoni deri në majë në këmbë për rreth 20 minuta, gjithashtu mund të ngjiteni me makinë deri në njëfarë pike ose direkt me teleferik.

Duke qenë se është pika më e lartë e qytetit pamja e Athinës prej aty është mahnitëse, veçanërisht natën ku mund të shihni se si ndriçon i gjithë qyteti në errësirë.

Pamja e qytetit të Athinës dhe e Lycabettus nga Akropoli
Dritat e qytetit të Athinës parë nga maja e Lycabettus
Dritat e qytetit të Athinës parë nga maja e Lycabettus
Kisha e Agios Georgios

Pasi zbritët nga Lycabettus, nisni një xhiro në qendër të qytetit ku ndodhet Biblioteka Kombëtare e Greqisë. Rrugës drejt, njëra pas tjetrës pasojnë dy universitete, “Kapodistrian University” dhe “Akademia e Athinës”. Po të vazhdoni drejtë do të mbërrini në parlamentin grek (Hellenic Parliament) që ndodhet në sheshin “Syntagma”. Aty do të keni mundësinë të shihni dhe ritualet e ushtarëve të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë pa lëvizur. Ushtarët ndërrohen çdo një orë dhe kryejnë disa rituale të caktuara gjatë këtij momenti..

Lëvizjet e tyre simbolizojnë guximin dhe kurajon e popullit grek.

Po në sheshin Syntagma, përballë parlamentit, ndodhet dhe një prej hoteleve më të famshëm, në të cilin shkojnë personazhe publik të njohur nga e gjithë bota, hotel “Grande Bretagne”.

Dritat e qytetit të Athinës parë nga maja e Lycabettus
Biblioteka Kombëtare e Greqisë
Kapodistrian University
Akademia e Athinës
Parlamenti grek
Parlamenti grek

https://lajm-shqip.com/wp-content/uploads/2018/08/VID-20180810-WA0016.mp4
Hotel “Grande Bretagne”

Të apasionuarit pas shëtitjeve mund të kalojnë në sheshin e quajtur “Monastiraki” në të cilin ka dhe tregje suveniresh, mund të blini veshje dhe gjithfarë sendesh të tjera. Aty ndodhet dhe një xhami otomane e ndërtuar në vitin 1759 e quajtur “Tzistarakis”.

Xhamia “Tzistarakis” në “Monastiraki”

Menjëherë nga ky shesh mund të niseni drejt krenarisë së Athinës, vendit në të cilin kanë shkelur me miliona njerëz që prej 2000 e kusur vitesh më parë, bëhet fjalë për Akropolin. Do të prisni në rradhë rreth 30 minuta ose më tepër. Me gjithë ngjitjen deri lart në kodër do t’iu duhen rreth 45 minuta, por do t’ia vlejë.

Hyrja në verë kushton 20 euro. Megjithatë çmimi i biletës varion nga dita apo periudha e vitit. Nëse shkoni në verë, nuk do të mund t’i shmangeni djegies nga rrezet e diellit, megjithatë nuk do të pendoheni. Tempujt që ndodhen aty brenda duhen parë padyshim të paktën njëherë në jetë.

Kujdes! Në Akropol nuk duhet të bëni foto me simbole kombëtare ose jo, pasi do të iu kërkojnë që t’i fshini. Një prej vëzhgueseve që ndodhej aty në momentin që shkrepa një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar më kërkoi që ta fshija atë, për shkak se nuk lejohet. Pavarësisht se në rastin konkret nuk kishte asgjë tendencioze, duke marrë parasysh vlerësimin që kam për Athinën dhe Akropolin, të cilët së bashku mbartin një histori dhe kulturë që e çmoj shumë dhe që më bën ende kurioz për të zbuluar më tepër, çdokush ka interpretimet e veta.

Akropoli

Akropoli është një prej vendbanimeve më të hershme në Greqi, daton 5000 vite para lindjes së Krishtit. Nga shek. IX para Krishtit Akropoli u bë zemra e Athinës. Aty ndodheshin ndërtesat më të rëndësishme publike të kohës të cilat qëndruan atje deri në vitin 510 para lindjes së Krishtit. Më pas rreth vitit 480 P.K nën drejtimin e arktitektit dhe skulptorit Fidias u soll në jetë një projekt i ri, gjurmët e të cilit vijnë deri në ditët tona. Bëhet fjalë pikërisht për ndërtimin e Parthenon-it.

Parthenoni

Ndërsa ngjitesh në Akropol pa shkuar ende tek hyrja e tij sheh se në bazë ndodhet një amfiteatër i vjetër, mjaft i madh.

Odeoni i Herodes Atticus, i ndërtuar në bazë të Akropolit, është një prej amfiteatrove më të lashtë.  Ky teatër u ndërtua nga filozofi, mësuesi dhe politikani romak Herodes Atticus në vitin 161 pas lindjes së Krishtit.

Ai e ngriti këtë teatër me kapacitet për 6000 njerëz, në nder të gruas së tij Aspasia Regilla e cila kish vdekur në vitin 160 pas lindjes së Krishtit.

Odeoni i Herodes Atticus
Odeoni i Herodes Atticus

Pas Odeonit të Herodes Atticus përballesh me hyrjen për në tempujt e Akropolit, të quajtur Propylaea.

Porta hyrëse për në tempujt e Akropolit, Propylaea e cila ka një pamje mjaft madhështore u ndërtua në vitin 437 para lindjes së Krishtit. Projekti i ndërtimit të tij nisi pas përfundimit të Parthenon-it dhe u mbikëqyr nga arkitekti Mnesicles. Në vitin 431 para Krishtit puna për ndërtimin e tij u pezullua për shkak të luftës së Peloponezit, për të mos rifilluar më. Megjithatë pjesa më e madhë e vizionit të Mnesicles u përfundua.

Propylea

Pasi kalon Propylean menjëherë përballesh me viganin më të famshëm të Akropolit, Parthenon-in, i cili në pjesën ballore të tij është duke u rikonstruktuar.

Tempulli Parthenon u ndërtua në vitin 447 para lindjes së Krishtit në kohën e Perikliut, dedikuar mbrojtjes së qytetit të Athinës. Që nga ajo kohë deri më sot ky tempull i ka mbijetuar shkatërrimeve për shkak të gjurmëve që lë koha, shpërthimeve, plaçkitjeve e ndotjeve, duke qëndruar krenar i kudoparë nga çdo kënd i qytetit të Athinës. Është një dëshmi e famës dhe lavdisë që gëzonte ky qytet në antikitet.

Parthenoni u bë tempulli më i madh dorik. Nga pikëpamja arkitekturore  në fakt ai ishte i miksuar për shkak se përveç stilit dorik është përdorur dhe një stil, i cili ishte mjaft i ri për kohën, ai jonik.

Parthenoni
Parthenoni

Një tjetër tempull që gjendet në Akropol fare pranë Parthenon-it është Erechtheion. Ky tempull u ndërtua në “Epokën e Artë” të qytetit për të strehuar statujën e lashtë prej druri të kultit të Athenit. Një tjetër arsye pse ky tempull u ndërtua është për të nderuar qytetin e madh në kulmin e fuqisë dhe ndikimit të tij.

Erechtheion

Për ta mbyllur me një sugjerim: Të gjithë ata të cilët nuk i konsiderojnë tempujt në Akropol si thjeshtë “gurë”, por që shohin përtej materies, të gjithë kuriozët e historisë dhe kulturës ta lënë vizitën për në këtë vend të lashtë në fund.

Me shumë gjasa do të ktheheni sërish në Athinë dhe Akropol për një vizitë të dytë, por edhe nëse kjo nuk ndodh, gjurmët e këtij vendi antik revolucionar do të mbesin të pashlyera në memorien dhe mëndjen tuaj.

Tempulli i Zeusit, fotografuar nga Akropoli

Pamje e Athinës nga Akropoli

Fotografi, video, tekst: Klajdi Thaçi

Për lajm-shqip:

Klajdi Thaçi

11.08.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Reportazh/ Në “perandorinë” e drurit të rrallë në zhdukje…
  • Reportazh – Graceni mbi male , shpërndarë në nëntë fshatra
  • Pazari i Korçës, një histori suksesi e rijetëzimi
Akropoli Athina Parthenon qyteti i lashtë qyteti i lashtë i grafitit 3 vite më parë
admin
Etiketime Akropoli Athina Parthenon qyteti i lashtë qyteti i lashtë i grafitit
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Meshkujt sensualë të horoskopit, partnerë idealë plot gjallëri …

Pasardhëse

Kryeministri uron fundjavë të qetë, komentuesit: ‘Je kryeidioti i këtij vendi, dje u vranë …

Të Ngjashme

Moti për ditën e sotme, e hënë, 26 Nëntor 2018…

Moti për ditën e sotme, e hënë, 26 Nëntor 2018…

Sara Mustafa 3 vite më parë
Ja si uron ndjekësit e saj deputetja Antoneta Dhima…

Ja si uron ndjekësit e saj deputetja Antoneta Dhima…

editor test 3 vite më parë
Publikohen videot porno të ish-lojtarit të Liverpool me gruan e tij

Publikohen videot porno të ish-lojtarit të Liverpool me gruan e tij

Elda Bani 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com