Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa po diskutonte në emisionin “Zonë e Lirë”, ka ndërhyrë papritur nëpërmjet telefonit reperi i njohur Noizy, qëllimi i të cilit ishte thjeshtë ti jepte një përshëndetje të përzemërt “Doktorit”.
Pikërisht në telefonin e Arian Çanit mbërriti një video-telefonatë nga Noizy.
Ai përshëndeti me dy gishta ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Arian Çani: “Po merr Noizy ndërkohë në telefon. Ja shife, është Noizy doktor. Flasim pastaj, jam i zënë me doktorin”.
Ndërkohë që në video shfaqet reperi i famshëm shqiptar i ngazëllyer. Ndërsa bën simbolin e dy gishtave si një mbështetje për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e përshndeti më të njëjtin gjest.
www.lajm-shqip.com