Pas gërmimeve të cilat nisën këtë të hënë, në Dragot të Tepelenës janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë. Eshtrat e një ushtari grek janë gjetur pak minuta më parë.
Në foton e siguruar nga Report Tv duket numri i identifikimit të ushtarit. I cili është vrarë gjatë luftimeve me italianët në këtë zonë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gërmimet po ndiqen nga një komitet i përbashkët shqiptaro-grek.
Nisjen e gërmimeve qeveria greke e vlerësoi moment historik. Një vendim i qeverisë shqiptare lejoi gërmimet për gjetjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

22.01.2018