Renato Agalliu, një 51-vjeçar nga Fieri, ka rënë në prangat e policisë, pasi është ndjekur për rreth dy orë.
Pikërisht për tentativën e arratisë është quajtur dhe operacioni ”Ndjekja”.
Renato Agalliu, transportuesi i drogës
51-vjeçari ka qenë duke udhëtuar nga Uji i Ftohtë për në drejtim të Fierit me automjetin e tij tip ‘Opel Corsa’.
Për shkak të informacionit se në këtë automjet po tranportohej lëndë narkotike, policia ka ngritur një postobllok në zonën e Skelës.
51-vjecari nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar rrugën.
Pikërisht në hyrje të autostradës për në Fier, një tjetër postobllok ka arritur ta neutralizojë në lagjen “11 Janari”.
Pas arrestimit, u zbulua se ai kishte 27 pako me lëndë narkotike, në të cilat gjendej një total prej 77 kilogram canabis sativa.
Gjetja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike
Sipas burimeve të policisë, mendohet se 51-vjecari është thjesht një transportues.
Ndërkohë që, po kërkohen pronarët e vërtetë të lëndës narkotike si dhe prejardhja e drogës.
Lënda narkotike mendohet se është marrë në një prej fshatrave të Vlorës.
Sasia e drogës, e llojit Cannabis Sativa, e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në bagazh.
Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.
51-vjecari ishte nga qyteti i Fierit dhe kishte ardhur enkas për të marrë lëndën narkotike dhe për ta transportuar më pas për në Fier.
VlorëGoditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike !Finalizohet operacioni policor i koduar ''NDJEKJA'' !Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !Arrestohet në flagrancë autori !Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ''11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej nga shtetasi R. A.Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :R. A, 51 vjeç, banues në Fier. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.
Publié par Policia e Shtetit sur mardi 19 décembre 2017
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti