Fluturoi përmes një stuhie rëre mbi Arabinë Saudite, rrezikoi jetën në Filipine dhe shënoi rekordin e të rinjve në fluturim. Mason Andrews theu rekord duke fluturuar rreth botës për vetëm 76 ditë. Udhëtimi me aeroplan i 18 vjeçarit përfundoi të martën. Tashmë , i riu shpreson që të listohet si piloti më i ri në moshë që ka fluturuar i vetëm nëpër botë. Mbi Paqësorin dhe Atlantikun.
Rekord në fluturim. Adoleshenti përreth botës për 76 ditë
Rekordi i tij ende nuk është bërë zyrtar, por adoleshenti Mason mendon se nuk do të ketë asnjë problem për të marrë çertifikatën. Andrews është 18 vjeç dhe 163 ditësh, pra 71 ditë më i vogël se Lachlan Smart i Queensland-it. Ai vendosi rekordin për njeriun më të vogël që fluturoi vetëm rreth botës më 2016. Asokohe ai u shpreh se duhej të kapërcente anën e një mali indonezian, e gjitha kjo para se të bëhej njeriu më i ri në moshë që udhëton i vetëm.
Rekord në fluturim. Adoleshenti përreth botës për 76 ditë
Lachlan Smart u ul në aeroplanin e tij pas 54 ditëve dhe 45mijë kilometra udhëtimesh. Teksa tregoi se mori udhëzime të gabuara nga kontrollorët e trafikut indonezian, ai pohoi se do e kishin drejtuar në një mal të lartë nëse do të kishte ndjekur udhezimet e tyre. Keshtu , dy te rinjtë Mason Andrews dhe Lachlan Smart mbajnë rekord si të rinjtë që udhëtuan të vetëm rreth botës për ditë me rradhë.
Erjona Keta
15.10.2018