Refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të, producenti i Hollywood kërcënon aktoren
Refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të
Një numër i madh i aktoreve hollivudiane e kanë akuzuar producentin Harvey Weinstein për keqtrajtim seksual dhe përdhunim.
Ndërsa atyre iu është bashkuar edhe Salma Hayek.
Gjatë një rrëfimi për ‘New York Times’, ajo ka treguar se moguli i filmit e kishte kërcënuar me vdekje kur aktorja kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Hayek ka thënë se për disa vite e kishte refuzuar Weinsteinin, të cilin secila përgjigje negative e kishte nevrikosur gjithnjë e më shumë.
“Do të të vras, mos mendo se nuk mund ta bëjë këtë”, i ka treguar ajo fjalët e Weinstein.
18.12.2017