Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Sa reale është shpallja që Greqia po kthehet si lider në Ballkan?
Sa reale është shpallja që Greqia po kthehet si lider në Ballkan?
Sa reale është shpallja që Greqia po kthehet si lider në Ballkan?

Sa reale është shpallja që Greqia po kthehet si lider në Ballkan?

4 vite më parë Komento

Sa reale është shpallja nga Tsipras që Greqia po kthehet si lider në Ballkan?

Alexis Tsipras, dhjetë vjet pas krizës më të rëndë që goditi Greqinë, ka folur për një rol lidershipi të këtij vendi në Ballkan.

Në fjalimin që mbajti para kombit, pas negociatave me krerëve të Tiranës dhe Shkupit, kryeministri grek foli për një rol të rikonfiguruar të Athinës në rajon si: “lidere e Ballkanit”.

Një rol, që ai e përmendi për herë të dytë, pikërisht në kohën kur BE i ka dhënë shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Tsipras: Do votojmë pro Shqipërisë në BE, zgjidhëm problemet me Ramën
  • Rama flet për çamët: Do lëvizin të lirë dhe do marrin pronat
  • Raporti i shërbimeve të NATO-s: Rusët, miliona dollarë investime në Shqipëri

Po sa është reale, shpallja që Greqia po kthehet si lider në Ballkan?

Këtë vit, përkatësisht në muajin maj, në Sofje të Bullgarisë mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve të BE-së.

Ky i fundit  si axhendë kryesore ka integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Bullgaria është zgjedhur si vend, jo thjesht se ka presidencën e BE-së, por edhe se brenda këtij vendi është zgjuar dilema për të shikuar kah Rusia.

Presidenti bullgar u zgjodh si njeri i preferuar i Kremlinit.

Ndërkohë Gjermania dhe Franca po shtyjnë ta largojnë Europën Lindore dhe Ballkanin nga influenca ruse.

Kjo është hera e dytë që Ballkani bëhet pikë e axhendës së BE-së.

Hera e parë ndodhi në samitin e Selanikut në vitin 2003, kur Greqia kishte presidencën e radhës së Bashkimit Europian.

Në atë kohë kryeministër ishte Kostas Simitis dhe Athina kishte një peshë të madhe specifike.

Në samitin e Selanikut u hap rruga e integrimit të Ballkanit në BE.

Më pas u anëtarësuan Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia.

Por sot Greqia vjen e ridimensionuar politikisht pas krizës së vitit 2008.

Në 2003-shin, Greqia kishte një ofensivë investimesh në Ballkan, ku kompanitë dhe bankat greke kishin hyrë jo vetëm në Shqipëri e Maqedoni, por edhe në Bullgari e Rumani.

Sot këto kompani nuk ekzistojnë më. Ata ose kanë shitur aksionet ose janë larguar.

Forca politike e Greqisë pas krizës ekonomike nuk është ajo e para dhe përveç kësaj, në vitin 2003 Athina ishte vendi i vetëm ballkanik i BE-së.

Sot përveç Greqisë janë edhe Rumania, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia.

Pra Athina jo vetëm që nuk e ka monopolin europian të gadishullit, por edhe politikisht nuk është më ajo e para.

Në rajon prej disa vitesh është ngritur si qendër gravitacionala Ankaraja zyrtare, e cila ka shumë më tepër ndikim sesa Greqia në rajon.

Turqia nuk ka ndikim vetëm tek aleatët e saj tradicionalë si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, apo një pjesë e Bosnjës, por edhe në Serbi, Kroaci e Slloveni.

Kjo falë politikës jo vetëm inteligjente të Ankarasë, por edhe ekspansionit ekonomik të kompanive dhe bankave turke në Ballkan.

Greqia realisht nuk ka peshë specifike në vendet e rajonit.

Megjithatë Athina ka një mekanizëm të rëndësishëm në dorë, siç është vetoja si anëtar i NATO-s dhe posaçërisht i BE-së.

Në vitin 2008 Greqia e përdori veton ndaj Maqedonisë dhe kjo çoi në një situatë kaotike jo thjesht për FYROM-in por për tërë rajonin.

Dhe këtë fuqi, Tsipras synon ta mbajë fort, madje “me dhëmbë” në mënyrë që edhe pse jo realisht-politkisht, forca e Athinës të krijojë reaksion.

Shkoqur, edhe pse s’ka fuqi, ka mundësi për të bërë gjëmën.

Ndaj, kjo çoi që Tirana dhe Shkupi nuk kanë pasur rrugë veçse ti “luten” Athinës për të marrë “OK|in në Samitin e Sofjes.

Ajo votë është e vetmja fuqi e Greqisë dhe sipas gjasave, edhe pse Tsipras e premtoi votën pro, ka shumë mundësi që ajo të mos quhet e dhënë.

Kjo sepse Greqia e di që pas “OK”-it të Sofjes, si Tirana ashtu edhe Shkupi do t’i kthehen “kapriçove” të vjetra.

Sipas të gjitha gjasave ose Edi Rama e Zoran Zaev i kanë premtuar konçensione më të mëdha që nuk bëhen publike, ose votën e Greqisë në BE e ka “blerë” Angela Merkel.

Merkel ka në dorë borxhin grek.

Nëse është kjo e fundit, fuqia e Athinës nuk do të ishte shumë e pavarur, por thjesht po bëhet një zhurmë politike.

Gjithsesi, Athina tregoi se edhe kur është në situatë jot ë favorshme di të negocojë për të marrë maksimumin.

Është një tregues për seriozitetin dhe përgatitjen e infrastrukturës shtetërore të Greqisë.

Për lajm-shqip

Ylli Pata

29.01.2018

ballkan fuqi Greqia merkel 4 vite më parë
admin
Etiketime ballkan fuqi Greqia merkel
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Bullizmi në shkollat e Shqipërisë, ja cilat lloje janë më shumë të përhapura

Pasardhëse

Incidenti i Rita Orës në ‘Grammy’, kishte veshur të brendshme?

Të Ngjashme

Video/ Burri obez tenton të kalojë lumin përmes një litari, ky i fundit këputet dhe…

Video/ Burri obez tenton të kalojë lumin përmes një litari, ky i fundit këputet dhe…

admin 3 vite më parë
BB: ‘Zoti’, e ka bekuar Shqipërinë , ndërsa Qeveritë, mallkojnë Shqiptarët…

BB: ‘Zoti’, e ka bekuar Shqipërinë , ndërsa Qeveritë, mallkojnë Shqiptarët…

admin 4 vite më parë

Meta: Lehtësi dhe stimuj biznesit (Burimi: Top Channel)

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com