Reagon kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini!
Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Kavajës për kryebashkiakun e Rrogozhinës vjen reagimi i tij.
Reagon kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini!
Sipas Nuredinit masa “detyrim paraqitjeje e caktuar nga gjykata e Kavajës ishte e papritur për të.
Statusi i plotë i kryetarit të bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini.
“Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcjelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave.
Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse”.
“Unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve. Kam vënë në dispozicion të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbetem i hapur për çdo hetim”, theksoi ai.
Silvi Feimi
21.02.2018