Reagon nga spitali kryeredaktori që u gjakos nga policia. Bledi Kasmi u shpreh se u godit me shkopinj nga policia në mënyrë të pabesë, ndërkohë që po raportonte lajmin.
Reagon nga spitali kryeredaktori që u gjakos nga policia.

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin:
U godita në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishta duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.
Në një prononcim për gazetën Rilindja Demokratike, Kasmi u shpreh:
Mjekët më kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të të çarave. Kjo ndodh kur një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur ia bën një gazetari, mendoni se çfarë mund t’i bëjnë një qytetari.
Ndërkohë, në spital ka shkuar për të vizituar kryeredaktorin e RD edhe kryetari i PD Lulzim Basha. Kreu i PD në fjalën mbyllëse para protestuesve tek Ministria e Brendshme u shpreh:
Kasmi ishte në krye të detyrës kur u dhunua nga forcat e policisë.
Policia ka goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi. U godit në momentin që ishte duke raportuar lajmin për protestën. Dhuna policore ndaj kryeredaktorit të RD u denoncua edhe nga ish-Kryeministri Berisha në Facebook:
Narkobanditët me uniformë përgjakin protestën e opozitës. Godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! Sb
Për Lajm-Shqip:
Vladimir Muçaj