Reagon Ministria e Brendshme për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt ! Këtë mbrëmje ‘Politiko.al’ publikoi një lajm të bujshëm, ku përmes burimeve konfidenciale thuhej se: Fatmir Xhafaj i ka paraqitur dorëheqjen Edi Ramës.
Reagon Ministria e Brendshme për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt !
Mbrëmjen e djeshme ‘Politiko.al’ shkruante se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Por i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i parë nga Ministria e Brendshme për dorëheqjen e këtij të fundit.

Këshilltari i Xhafajt, Ardi Bita në një reagim të shpejtë pas lajmit tha se: Gjithçka është e rremë….! Më pas, Bita u kontaktua nga gazetari Sokol Balla, në emisionin ‘Real Story’. Ai tha se sapo kishte dalë nga zyra e ministrit dhe lajmi është i pavërtetë. Ja si u shpreh Bita:
“Sapo dola nga zyra e ministrit dhe mund të them që lajmi për dorëheqjen e Xhafajt është i pavërtetë”, ka deklaruar Bita.
Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali. Sipas demokratëve, ky i fundit i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi. Gjithashtu, sipas Partisë Demokratike Agron Xhafaj, rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
15.05.2018