Reagon ambasada e SHBA, për lirimin e Tahirit: Presion për vendimin… Pas lirimit të Saimir Tahirit, nga Gjykata e Apelit, ka reaguar dhe ambasada e SHBA-së, në Tiranë. Në një njoftim të saj, ambasada e SHBA është shprehur se kishte ‘presion për çështjen Tahiri’.
Reagon ambasada e SHBA, për lirimin e Tahirit: Presion për vendimin…
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur mesditën e sotme që të lirojë Saimir Tahirin. Prokuroria kërkonte ‘arrest me burg’ për Tahirin. Por gjykata ka vendosur që ai të jetë i lirë, duke shuar dhe masën e sigurisë të dhënë më parë, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda.

Por menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar dhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Në një njoftim për shtyp, ambasada e SHBA është shprehur, se kishte ‘presion të madh për çështjen Tahiri’. Por gjithashtu, Ambasada është shprehur se i qëndron deklaratave të dhëna një ditë më parë nga ambasadori Donald Lu. Ja çfarë tha Lu një ditë më parë:
Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë këtu dhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin, e jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin.
Kështu u shpreh dje gjatë një konference për shtyp, ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
28.05.2018