Reagon Rita Ora pas aludimit se nuk do të merrte pjesë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Dy ditë më parë kudo qarkulloi lajmi se Rita Ora nuk do të merrte pjesë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sepse qeveria nuk mund të përballonte të gjitha shpenzimet për grupin që do të shoqëronte këngëtaren.
Reagon Rita Ora pas aludimit se nuk do të merrte pjesë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Por e gjithë kjo ishte thjesht një supozim, sepse me anë të një postimi në ‘Instagram’, Rita Ora ka treguar se do jetë në Prishtinë në 17 shkurt.
Këngëtarja ka postuar dizajnin e një bluze dhe ka shkruajtur: “Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.
Kjo është një bluzë të cilën e kam dizajnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”
15.02.2018