Rauf Fico rikthehet në përmendoren simbol të Gjirokastrës
Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak i titullit “Nderi i Qytetit”, portreti në bonx vendoset në “Murin e Personaliteteve”.
“Muri i Personaliteteve” më të shquara të Gjirokastrës është ngritur në viti 1998 në hyrje të Pazarit Karakteristik.
Portreti i Rauf Ficos u vendos në murin simbol përkrah personaliteteve I.Kadare, E.Çabej dhe M.Kokalari, të cilët u vendosën të parët në murin simbol.
Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë banorë të qytetit, pasardhës të familjes Fico, përfaqësues të Bashkisë Gjirokastër dhe të ftuar të tjerë.
Rauf Fico lindi në Sana të Jemenit më 13 mars të vitit 1881 në familjen gjirokastrite Fico. Kjo është një nga familjet më të shquara me kontribute atdhetare dhe intelektuale të spikatura të vendit.
Me shpalljen e pavarësisë Rauf Fico u gjend në krah të Ismail Qemalit, në Vlorë. Nga Periudha e Shpalljes së Pamvarësisë e deri në fund të jetës së tij, ai kreu detyra të rëndësishme në shtetin shqiptar.
Zëvendësministër, ministër, ambasador dhe deputet i Parlamentit Shqiptar në periudha të ndryshme. Fico mbahet mend si njeriu që normalizoi marrëdhëniet shqiptaro- turke, pas shpalljes së vendit si Mbretëri.
Monarkia si formë regjimi u kundërshtuar nga Ataturku, që njihej si “përkrahës i flaktë i republikës”. Por me fuqinë e mendimit dhe personalitetin e tij Rauf Fico ia doli të pajtonte Ataturkun me Ahmet Zogun.
Fico është nismëtar për ngritjen për herë të pare: të Strehë Vorfnore, Gjimnazit dhe Spitalit në kryeqytetin e vendit.
Sipas biografëve , Fico vlerësohet si diplomat nga ish-kancelari Adolf Hitler gjatë periudhës kur ishte Ambasador i Shqipërisë në Gjermani. Thuhet se gjatë audiencës për dorëzimin e letrave kredenciale, ish-diktatori Nazist është shprehur: “Sot prita një ambasador të madh të një vendi të vogël dhe një ambassador të vogël të një vendi të madh”. Dukë nënkuptuar me “ambassador të madh” personalitetin Rauf Fico.
Rauf Fico rikthehet në përmendoren simbol të Gjirokastrës
Por pavarësisht kontributit të shumëfishtë atdhetar dhe intelektual, Rauf Fico u harrua gjaatë periudhës komuniste.
Historiografia shqipe heshti për këtë personalitet më njohje ndërkombëtare. Kontributi I tij u mohua më saktë, duke ia fshirë emrin nga gjithkund.
Rauf Fico ndërroi jetë kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore dhe sistemi komunist instalonte pushtetin, në janar të vitit 1944.
Për lajm-shqip:
Engjëll Serjani