Kanë kaluar 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani.
Mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun nga se ka ardhur vdekja e saj.
Sipas mjekëvë, shkaku i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër.
Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundjeje të rrallë e quajtur kardiomiopati.
KJo sëmundje prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve.
Si pasojë sjell dobësimin e zemrës, shkruan syri.net.
Në rastin e Adelajda Xhamanit, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv.
Me fjalë të tjera do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës.
www.lajm-shqip.com