Pikërisht në momentin e largimeve massive në administratë, nga qeveria ka mbërritur raporti djegës. Sipas tij ka plasur skandali me punësimet, ku 30% e tyre janë të paligjshëm.
Raporti djegës denoncon raste skandali me punësimet, ku 30% janë të paligjshëm.
Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil denoncon raste të punësimit në shkelje të ligjit. “Nepotizëm, moszbatim të rregullave, punonjës jashtë profilit, pa arsimin përkatës”, janë disa nga pikat. Dukumenti përmend me raste të detajuara se ç’ka ndodhur në të gjithë vendin gjatë vitit 2017. Sipas raportit AKU ka bërë 20 emërime të paligjshme.
Në Bashkinë Bulqizë 28 emërime të paligjshme, në Bashkinë Mat 10 emërime të paligjshme. Në Bashkinë Kurbin 10 emërime, në Bashkinë Dibër 28 emërime, Bashkia Përmet 6 emërime. Bashkia Kavajë 4 emërime etj. Kjo listë është prodhuar nga inspektimi i vetëm 28 institucioneve publike. Në të gjitha institucionet e inspektuara, u konstatuan 116 raste të emërimeve në kundërshtim me ligjin.
Emërime të paligjshme në administratë.
Komisioneri ka kërkuar që të ndiqen penalisht dhe administrativisht krerët e institucioneve. Dokumenti bën të ditur se 30 për qind e emërimeve në administratë bëhen në mënyrë të paligjshme. Institucionet me probleme: Autoriteti i Aviacionit Civil, 20 emërime të paligjshme, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, deklarim statusi dhe punësime abuzive. Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, deklarim statusi dhe punësime abuzive. Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve, deklarim statusi dhe punësime abuzive. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, deklarim statusi dhe punësime abuzive. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, deklarim statusi dhe punësime abusive.

Bashkia Bulqizë dhe 7 Njësi Administrative, 28 emërime të paligjshme. Bashkia Mat dhe 7 Njësi Administrative, 10 emërime të paligjshme. Bashkia Belsh dhe 4 Njësi Administrative, 1 emërim i paligjshëm. Bashkia Kurbin dhe 3 Njësi Administrative, 10 emërime të paligjshme. Bashkia Dibër dhe 14 Njësi Administrative, 28 emërime të paligjshme. Bashkia Tiranë dhe 24 Njësi Administrative, 4 emërime të paligjshme. Bashkia Përmet dhe 4 Njësi Administrative, 6 emërime të paligjshme. Bashkia Tepelenë dhe 3 Njësi Administrative, 1 emërim të paligjshëm. Bashkia Mallakastër dhe 8 Njësi Administrative, 2 emërime të paligjshme. Bashkia Kavajë dhe 4 Njësi Administrative, 4 emërime të paligjshme. Këshilli i Qarkut Tiranë, 2 emërime të paligjshme. Prefekturat e qarkut, 33 emërime të paligjshme. Drejtoritë e Bujqësisë, emërime dhe transferime të paligjshme.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata