Raporti i ‘Guardia di Finanza-s’: 80% e marijuanës në Itali është ‘Made in Albania’! Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës, që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane.
Raporti i ‘Guardia di Finanza-s’: 80% marijuanës në Itali është ‘Made in Albania’
Pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017. Ja çfarë shkruhet në raport:
“Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm. Ato kanë arritur në vitin 2017, në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth. Ndërsa në vitin 2016, kjo sasi ka qenë 41 tonë, vlerëson Raporti. Megjithatë, “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri.” Por në 2017 u btë konfiskimi më i madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve. Në të u kap mbi 8 ton marijuanë, e cila kishte si destinacion Europën Veriore”. Por më tepër bie në sy fakti se: Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj. Këto klane përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.
Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj
Megjithatë, nisur nga përmasat e trafikut, sipas Raportit: Grupet e krimit shqiptar konkurojnë me organizata të tjera kriminale. Kjo, për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali. Por dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës. Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut. Duke përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithsej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku.

Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës, janë më të lartat në dekadën e fundit. Ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste. Raporti i Antidrogës italiane vlerëson se: “Rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit Italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”, vlerëson raporti.
Rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit Italian mbetën të pandryshuara.
Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet dhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar. Nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017, 41 persona janë shqiptarë. Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti shpreh shqetësimin se “së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj. Grupet përbëhen nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë. Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale.
Raporti shkruan se nga 14,000 persona të huaj të përfshirë në vepra të drogës në Itali, 2.500 janë shqiptarë.
Sipas shifrave të raportit, shtetasit shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik të kokainës. (1.100 persona të arrestuar). Raporti vlerëson se nga 14,000 persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali, 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria
Raporti i policisë italiane vë në dukje shtrirjen e aktivitetit dhe në Europë të grupeve shqiptare. Këto grupe “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative. Duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge. Këto janë portetë përdorura për futjen në Europë të kokainës. Duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve. Hetimet, sipas Raportit, kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainës, në territorin europiane, që lidhet me organizata kriminale shqiptare. Por dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim.
Leonard Xhelili
12.07.2018