Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj , u ka dhënë 10 ditë ultimatum banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, në komunën e Obiliqit.
Ata duhet të nënshkruajnë kontratat që ua ka ofruar Qeveria e Kosovës për zhvendosje.
Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi , se në të kundërt do të zbatohet Ligji për shpronësim .
Eskavatorët do t’i rrënojnë ndërtimet”
Në zonën e fshatit Shipitullë dhe Hade, parashihet të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit.
Ky eksploatim do përdoret për prodhim të energjisë elektrike.
Haradinaj ka thënë se një rrjet i “matrapazëve” po pengon procesin e shpronësimit.
Duke u munduar që të përfitojnë nga situata e krizës së mundshme energjetike.
Këto komente kryeministri Haradinaj i ka bërë pas një takimi që ka pasur me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës .
Gjithashtu edhe me përfaqësuesit e këtyre fshatrave, raporton oranews.tv.
Në muajin shtator kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur një marrëveshje për shpronësim.
Në të thuhej “se është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi.
Këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve rreth punësimit”.
www.lajme-shqip.com