Rama: Unë, kryeministri, pas zgjedhjeve
-“Le të guxojnë të sillen si ushtar partie me votën e popullit dhe të shikojmë se çfarë ndodh…”, ky është mesazhi i kryesocialisti Edi Rama për katër anëtarët e mbetur në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë mbetur vetëm 4 ditë nga data e zhvillimit të zgjedhjeve. Kryesocialisti hedh poshtë zërat se ka një dilemë për kryeministrin e ardhshëm midis PS-së dhe LSI-së, ndërkohë që e cilëson Arben Malajn si tradhtar të së majtës.
Berisha në këto zgjedhje vjen me një bilanc, ai thotë se rrogat dhe pensionet janë rritur dhe do të rriten edhe më në mandatin e tij të tretë. Ka një infrastrukture. Paratë e shqiptarëve duket se ku janë investuar, për shembull tuneli i Elbasanit që u inaugurua së fundi ishte një provë, rrugët me të gjithë defektet kë mund të kenë janë aty ku janë, edhe energjia…ju thoni nuk ka dashuri…Ky ndryshim këto rroga që rriten dhe mirëqenia pavarësisht krizës, nuk ju duken një akt dashurie me saktë një akt përgjegjësie?
E para punës një herë, le t’i marrim me radhë. Nëse do të merremi me rrogat dhe pensionet, llogaria është më ndryshe se kaq, llogaria nuk bëhen sa u rriten rrogat dhe pensionet po sa u rrit dhe sa nuk u rrit fuqia blerëse dhe pyetja është shumë e thjeshtë. Shqiptarët blenë më shumë apo blenë më pak? Se letra mund të ketë më shumë, por në trastën e pazarit kanë më pak ushqim dhe në tryezën e shtëpisë shtrojnë më pak se shteroheshin më para pasi fuqia blerëse është ulur.
Nuk ju duket paradoksale që qeveria të ketë shpikur rrugët për të krijuar korrupsionin. Nuk ka mënyra të tjera për të bërë korrupsion…
Jo fare, janë historia të njohura këto. Nuk është historia e korrupsionit shqiptar një histori unikale dhe as Shqipëria nuk është e para në këtë fushë.
Po për stabilitetin energjetik të vendit, që deri para pak vitesh mund të themi se muzika e gjeneratorëve, ishte si gjinkallë, një shumë e tmerrshme dimër dhe verë….tani ka stabilitet dhe investime në kaskadën e Devollit, Ashta 1 dhe 2…
Shqipëria sot jeton mbi një ‘minë me sahat’, që është gropa e madhe e borxhit të akumuluar nga mungesa e stabiliteti dhe sigurisë energjetike. Shqipëria nuk mund të vijojë të rrijë me këtë minë me sahat, që është realisht në rrezik shpërthimi dhe mund të prodhonte pasojat që nuk mund t’i marrim me mend.
Nëse ‘mina’ është një realitet, ju me çfarë instrumentesh do të mund të ç’minoni këtë ‘minë’?
Kjo minë është kurdisur nga keqqeverisja, dhe keqqeverisja është një kombinim i mungesës së vizioni, paaftësisë, korrupsionit, i gjithë thërrmimit të shtetit. Shqipëria sot nuk ka shtet.
Mendoni se e keni situatën elektorale nën kontroll. Në lidhje dhe me KQZ. Unë nuk e kuptova pse duhet të jepnin dorëheqjen anëtarët dhe tani kemi komisionin me 4 persona që orienton nga mazhoranca. Nuk do ishte mirë që të qëndronin….
Shkoni pyetini një herë, ato nuk janë anëtarë të PS-së dhe mirë do ishte madje të bënit një bisedë në studio me ta dhe ti kërkoni arsyet e dorëheqjes dhe mbase do kuptoni se kanë bërë një akt qytetar me integritet profesional për tu admiruar nga të gjithë, ato nuk janë anëtarë të PS, Kodi Zgjedhor e përcakton që kandidatët që partitë paraqesin për KQZ nuk duhet të kenë të kaluar partiake Kam përshtypjen se ju shpesh herë keni akuzuar KQZ si një organizëm politik dhe partiak.
Në momentin që e akuzoni si organizatë partiak si është e mundur që anëtarët e KQZ nuk kanë lidhje të dukshme apo të padukshme me partitë. Dhe ato anëtarë që votohen apo rekomandohen nga PS kanë lidhje, apo të tjerët që janë nga PD….Ka mospërputhje mes analistësh dhe retorikës politike.
Totalisht partiak…jo nuk është retorikë… KQZ është një institucion sipas ligjit i pavarur. Nëse e lëmë ligjin mënjanë atëherë janë partiak. Sepse u la ligji dhe u mor partia me këtë punë janë organizatë partie. Nuk ishin organizatë partie kur u zgjodhën me konsensus nga parlamenti. Tani janë organizatë partie, ndaj unë them organizatë partie . Ajo u kthye në organizatë partie në momentin kur anëtari i KQZ u përjashtua nga KQZ arbitrarisht, me dhunën e kartonëve në parlament në emër të partisë. Atë moment KQZ u bë organizatë partie.
Dhanë dorëheqjen anëtarët e majtë…. është më mirë siç është apo siç ishte…
Nuk ka rëndësi tani. Ajo është një organizatë partie, si 4 me 0 si 4 me 3, ajo është aty për të bërë punën e partisë, jo për të bërë punën e shtetit dhe le ta marrin gjithë përgjegjësinë përpara Kushtetutës, ose përpara popullit shqiptar le të guxojnë të sillen si ushtar partie me votën e popullit dhe të shikojmë se çfarë ndodh…
Ju mendoni se kjo nuk do të ketë asnjë lloj influencimi në procesin elektoral…
Unë uroj dhe shpresoj që ata të mos marrin guximin të zbatojnë urdhra në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin dhe të mos ndërmarrin një aksion të ngjashëm me atë të 8 Majit 2011. Fakti që aty ka apo nuk ka 3 të tjerë është i relevant nga momenti që ka ndërhyrë partia dhe ka rikompozuar me dhunë komisionin dhe i ka dhënë komisionit gjithë peshën e organizatës së partisë. Kjo nuk ka më rëndësi a janë apo jo 3 të tjerët aty. Është pa vlerë. Ju ndani të njëjtin qëndrim me ata që dhanë dorëheqjen…. Unë respektoj plotësisht dorëheqjen e tyre, sepse dorëheqja e tyre ishte shprehje e integriteti moral dhe profesional në raport me Kushtetutën dhe me ligjin. Do të kisha dhënë dhe unë dorëheqjen po të isha në vendin e tyre. Unë klikova dhe e gjeta, ky është një institucion. Është mjaft i kuotuar në Itali ka bërë shumë sondazhe. Sipas këtij sondazhi në Tiranë për 2 mijë kampione rezultati ndahet 17 me 15 në favor të koalicionit të djathtë. PD 45.6 % dhe PS 40.1%. Ju jeni i lirë ta besoni atë, unë kam pikëpamje ndryshme, nuk ekziston për mua dhe nuk kam si ta komentoj.
Koalicioni i PS me LSI. Njëri aspekt është se zoti Meta ka qenë eksplicit që është më afër dhe me një klinacion pro taksës së sheshtë, kësaj takse që në këtë sistem funksionon. Ju jeni për taksën progresive. Si do i bashkërendisni këto dy doktrina ekonomike në një qeverisje të vetme?
Ne do të aplikojmë progresivitetin e plotë në të ardhurave personale dhe do ruajmë vetëm dy nivele tek biznesi. Një nivel për biznesin e vogël, kur nuk mund ta pranojmë kurrë taksën e sheshtë 10%, dhe niveli tjetër për kompanitë që do të qëndrojmë tek 10 %.
Hetimi i kongresmenit të SHBA, baltë e lobimit të qeverisë?
Ky nuk është perceptim, por manipulim i qëllimshëm i së vërtetës, i juaji dhe gjithë atyre që e ndërtojnë kështu këtë të ashtuquajturën perceptim, sepse më pyete për taksimin, nëse më pyet për shtëpinë e dytë të përgjigjen edhe për të, nëse më pyet për makinën e luksit të kthej përgjigje për të. Vlerën e progresivitetit do ta kemi në ccdo gjë, në të gjitha aspektet dhe të gjitha fushat.
A do të ketë pas 23 qershorit një krizë konceptuale për kryeministrin e ardhshëm?
Nuk mendoj, nuk shoh asnjë arsye
Si e shpjegoni faktin që zoti Meta asnjëherë nuk ka thënë se cili do jetë kryeministër, ka thënë vetëm që do jenë votat e shqiptarëve që do e vendosin atë? Do habitesha po të thoshte të kundërtën. Është në fushatë elektorale dhe ka detyrimin që të mobilizojë maksimalisht të gjitha forcat dhe të marrë maksimumin e votave. Po pra në kuptimin që i tërhoqa vërejtjen për denoncimin e Tavos. Pyetja qëndron në faktin se në terren ka sinjale që të mëdhenjtë të ndajnë me njëri- tjetrin ta lëmë të tretin të nge- let sa më i vogël. Gjë që është parë shumë e ashpër në 2009.
Kjo nuk diskutohet fare. Në 2009 ka qenë në kontekst tjetër, LSI garonte kundër nesh, sot është aleatja jonë. Ne kemi një vullnet të palëkundur për të ndërtuar një aleancë gjithnjë e më solide në funksion të një qëllimi strategjik dhe sigurisht që nuk është fushë me lule, ka edhe kërcitje rrugës, por jam i bindur që janë fenomene kalimtare.
Sipas të gjitha sondazheve Ilir Meta është gjithmonë King Maker, ka atë numër deputetësh që përcakton mazhorancën. Zoti Meta King Maker i të tjerëve, po King Maker i vetvetes për të marrë përgjegjësi qeverisëse nuk ka të drejtë? Këtë kurorën e kryeministrit do ta vërë zoti Meta të gjithën në kokë, po vetes së vetë nuk do ia vërë ndonjëherë? Ka treguar që ka qeverisur mirë?
Besoj se ka qenë i qartë në prononcimet e tij dhe është shumë koherent me kulturën demokratike perëndimore të formimit të qeverisë dhe kur i referohet edhe Kushtetutës ka parasysh ekzaktësisht këtë gjë. Besoj që është përputhje interesash të të dyja forcave në funksion të një qëllimi strategjik, bazuar edhe në një eksperiencë që ka pjesët e veta shumë pozitive dhe negative për të dyja palët, që na shërben shumë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.
Pse sot kemi këtë situatë, Kastriot Islami, Arben Malaj, Kadeli Dogjani, Agron Duka, 5 subjekte tek të cilët e majta ka investuar, ata kanë investuar tek e majta sot gjenden jashtë orbitës së të majtës?
Sepse karrigia e tyre për ta është më e rëndësishme se sa investimi i të majtës mbi ta.
Nuk mendoni që në këtë rast keni edhe ju ndonjë gabim?
Mendoj që dalja e tyre në krah të Saliut vërteton katërcipërisht drejtësinë e vendimit tim për të mos i përfshirë në skuadrën kombëtare.
Po Agron Duka është jashtë dyshimit që të flirtojë me Saliun apo jo?
Po pse më kë është? Nuk është në Aleancën për Punësim dhe Mirëqenie? Të jesh me oficerin e Gërdecit…
Nuk janë të gjithë si Musa Ulqini, kanë personalitet të ndryshme. Janë shumë, u bënë 5 që s’i keni kandiduar.
Me veprimet e tyre më kanë lehtësuar shumë sepse më kanë dhënë provën më kuptimplotë dhe kokëfortë, fakti që kam pasur të drejtë që si kam përfshirë në skuadrën kombëtare.
I futët të gjithë në një kallëp, Arben Malaj nuk është një nga ta, apo jo?
Ka dalë kundër PS. Arben Malaj është tradhtar dhe kaq, të tjerat janë çështje të tjera.
Uroj të mos pendoheni për këto terma kaq të ashpra. Nga se ka frikë zoti Berisha që mban antiplumb, sipas jush? Po pyeteni ju? Unë mendoj që nuk ka antiplumb. Nuk e shoh antiplumbin.
Flet shumë ai për Spiro Kolekën, thotë daja daja. Nuk ka qenë daja im, në fakt ka qenë vëllai i gjyshit tim. Gjyshi një personazh i jashtëzakonshëm nacionalist, antikomunist, e çoi të vëllanë Spiron për të bërë studimet jashtë dhe Spiro u kthye komunist. Asnjëherë nuk u morën vesh, derisa u ndanë shumë keq për arsye ideologjike, por kur Spiro Shkonte në shtëpinë e fëmijërisë së gjyshit me shumë roje, gjyshi i thoshte Spiro pse të ruajnë kaq shumë nga se ke frikë? Pyeteni dhe Saliun, pse rri me antiplumb, pse me kaq shumë roje, veturë të blinduar, qen antiminë, snajpera mbi pallate.
20.06.2013
Burimi: Shekulli.com