Pas aeroportit të Vlorës, hidrocentraleve dhe rrugëve, qeveria Rama u jep turqve edhe nëntokën. Një kompani turke ka fituar tenderin për të drejtën e shfrytëzimit të kromit në Kukës. “Vllahen Mining”, është një shoqëri me pronësi të përbashkët Samir Mane dhe një kompani turke.
Rama u jep turqve edhe nëntokën: marrin të drejtën e kromit

Kompania shqiptare dhe ajo turke janë bashkuar në këtë sipërmarrje të përbashkët më 12 Mars.
Kompania parashikon të kryejë një investim prej 1.27 miliardë lekësh në minierën e Vlahnës.
Për të realizuar një prodhim vjetor prej 92,665 ton, sasi e cila do të përpunohet po ashtu nga kjo kompani.
Vlera e produkteve minerare, duke u bazuar në rezervat gjigande të Vlahnës, llogaritet në mbi 25.7 miliardë lekë. Miniera nisi punën në vitin 1986 dhe deri në vitin 2006 prodhoi 45 mijë ton krom.
Kjo minierë është një nga tetë minierat në Shqipëri që kanë mbi 1 milion ton rezerva kromi.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata
Të ngjashme mund të lexoni: