Kryeministri Edi Rama ka folur më në fund pas akuzave të një revistë amerikane ndaj PD. Ai sulmon ashpër PD dhe kërkon të hetohen ndërhyrjet ruse.
Rama kërkon të hetohen ndërhyrjet ruse dhe sulmon ashpër PD.
Kryeministri ka mbrojtur revistën amerikane dhe ka sulmuar Partinë Demokratike duke deklaruar se ka pasur ndikime të huaja. “Që është një mishmash financiar xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet. Kjo provohet nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit. Është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë). Që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet. Por e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht! Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund. Nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare. Me qëllim pengimin e proçesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit. Kjo është absolutisht e padiskutueshme!”, shkruan Rama në Facebook.

Për Lajm-Shqip
Ylli Pata