Rama: Shtyhet afati për shpërndarjen e fondeve në Universitete…
Në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, kryeministri Edi Rama duke iu referuar disbursimit të fondeve në drejtim të universiteteve, njoftoi shtyrjen e afatit pasi qeveria ka nevojë për lista të sakta të studentëve.
Kreu i Qeverisë u shpreh gjithashtu se shtyrje afati do të ketë edhe për punësimin e studentëve në administratë.
Kjo ka ardhur pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentacionin në kohë.
“Ka një problem që për të disbursuar të gjitha fondet në drejtim të universiteteve kemi nevojë për lista të sakta të të gjitha studentëve lidhur me rezultatet, situatën social ekonomike dhe kjo ka marrë pak kohë dhe prandaj ne kemi kërkuar edhe një shtyrje të afatit, sikurse do bëjmë dhe një shtyrje të afatit për platformën e punësimit, pasi shumë studentë që duan të aplikojnë për vende pune në administratë e kanë pasur të pamundur që të marrin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Janë rreth 800 vende pune në administratën publike për ata që kanë mbaruar vjet me 9 dhe 10”, u shpreh kreu i Qeverisë.
Erjona Keta
30.01.2019