Gjatë fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama, pasi “mbaroi punë” me sulmet dhe denigrimet ndaj opozitës ka paralajmëruar dhe një furtunë brenda radhëve të tij. Përfundimisht Rama shkrin ‘Ridilndjen’…për të shpëtuar ‘b…n’ e tij…!
Rama shkrin ‘Ridilndjen’…për të shpëtuar ‘b…n’ e tij…!

Kryeministri Edi Rama, kërkoi që i gjithë zinxhiri drejtues i Rilindjes të zbresë në bazë, dhe të funksionojë sikur zgjedhjet do të zhvilloheshin në muajin qershor. Rama deklaroi se do të bëhet një analizë, në përfundim të së cilës, do të ketë ndryshime mes radhëve të ministrave. Si dhe largime në kryesinë e Partisë Socialiste, mes kryetarëve të degëve në rrethe. Ja si u shpreh dje në mbledhje Kryeministri:
“Çfarë ndryshimesh në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë…? Cilët ministra, ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika…Por të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë, duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, tha kryeministri.
Me këtë deklaratë, duket se Rama ka gati një plan të ri “vetë-reformimi”…! Ai po përpiqet, për të larguar vëmendjen nga problemet e rënda të korrupsionit në qeverisjen e tij. Si dhe implikimin me krimin e organizuar të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Por dhe situatën tejet të rënduar ekonomike.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili