Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quan Qeverinë Rama të rënë tashmë. Në një deklaratë për mediat, pas ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri Rama në kabinetin e tij, Kryemadhi u shpreh se rënja e Ramës tashmë do vetëm një të fryrë.
“Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave.
Në fakt ky nuk është një ndryshim qeverie por rënie qeveri. Ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen shqiptarëve, u shpreh Kryemadhi në fjalimin e saj.
Më tej, ajo iu bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në orën 17:00 kundër qeverisë.
Për lajm-shqip:
Elona Tereziu
28.12.2018